Vizit e drejtorit të Qendrës së Shëndetit Publik Kumanovë në njësitë rajonale në Kriva Pallankë dhe Kratovë

Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik Kumanovë Herolind Sakipi, së bashku me ekipin e tij, realizuan një vizitë në njësitë rajonale të Kriva Pallankës dhe Kratovës.
Gjatë kësaj vizite, ata kishin mundësinë të shqyrtojnë nga afër kushtet në të cilat punojnë të punësuarit në këto njësi.
Qëllimi kryesor i vizitës ishte të identifikoheshin mundësitë për rritjen e produktivitetit të punës dhe për të diskutuar mbi zgjerimin e kuadrit profesional.
Drejtori dhe ekipi i tij shprehën angazhimin për të mbështetur përmirësimin e kushteve të punës dhe për të siguruar burime të nevojshme për zhvillimin e mëtejshëm të stafit mjeksorë.
E mëparshme Qendrës së Shëndetit Publik Kumanovë mori pjesë në mbledhjen me drejtorët e Qendrave në nivel shtetëror All posts