Seksioni i planifikimit, programimit dhe ekonomisë në shëndetësi me statistikat shëndetësore

Seksioni i planifikimit, programimit dhe ekonomisë në shëndetësi me statistikat shëndetësore

Udhëheqës: Dr. Marjan Denkovski

Specialist i mjekësisë sociale

Kompetencat

Mban evidencë shëndetësore – statistikore;

Kontrollon, përpunon, analizon dhe monitoron treguesit demografikë, vital-statistikorë dhe shëndetësorë të rëndësishëm për vlerësimin e strukturës dhe lëvizjes natyrore të popullsisë;

Analizon gjendjen shëndetësore dhe planifikon kujdesin shëndetësor parësor dhe sekondar të popullatës, si dhe organizimin e kujdesit shëndetësor në rajonin për nevojat e të cilit është themeluar Qendra e Shëndetit Publik Kumanovë;

Përpunimi i të dhënave statistikore shëndetësore, bazuar në raportet e dorëzuara nga organizatat shëndetësore publike dhe private, të përcaktuara me Ligjin e Kujdesit Shëndetësor, në të cilat mbahen evidenca nga lëmia e shëndetësisë në kujdesin shëndetësor parësor, specialistik – konsultativ dhe sekondar;